E zunë inertet në vendin e punës/ Vdes 40 vjeçari në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E zunë inertet në vendin e punës/ Vdes 40 vjeçari në Tiranë

Një 40 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të marte.

 

Policia njofton se 40 vjeçari me iniciale V.L ka qenë punëtor në një pallat në ndërtim. Atë e kanë zënë poshtë materialet e inerteve, ku për shkak të plagëve të marrë ka ndërruar jetë.

 

Advertisement

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 01.11.2022, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim e sipër, kanë rënë materiale inertesh duke zënë poshtë punëtorin e objektit, shtetasin V. L., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

 

Advertisement

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy