“Edhe të vdekurit kërcenin nga gëzimi”, Rama kujton ardhjen e Hrushovi-t në Shqipëri: Sot jemi në anën tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Edhe të vdekurit kërcenin nga gëzimi”, Rama kujton ardhjen e Hrushovi-t në Shqipëri: Sot jemi në anën tjetër

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga ceremonia e inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë tha se kjo bazë është një pikë strategjike e rajonit dhe aleancës. Kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe  një artikull të gazetës Zëri i Popullit në vitin 1954, kur shkruante për vizitën e liderit Nikita Hrushovit në Shqipëri.

Rama tha se kjo bazë aso kohe konsiderohej një vend strategjik i Perandorisë Sovjetike dhe ishte pjesë e planit të Kremlinit aso kohe për të sulmuar vendet perëndimore edhe me avionët që ishin në bazën e Kuçovës. Por sot, theksoi kreu i qeverisë, jemi në anën tjetër të historisë.

“Jam këtu si përfaqësues i një gjenerate tjetër që pa ndryshimet demokratike. Po i referohem një fragmenti të ërit të Popullit në maj të 1954-ës kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik. Gazeta shkruante; të vdekur po kërcënenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin çelur me herët për të pritur Hrushovin.

Në atë kohë Shqipëria në këtë bazë që rihapet sot, konsiderohej si vend strategjik i perandorisë sovjetike përballë botës perëndimore. Këtu në Kuçovë ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombardues. Lufta do të niste me bombardimin e Vjenës, Shtutgartit. Sot jemi në anën tjetër. Shqipëria mirëpret aleatët e saj dhe partnerët në një aleancë që është aleancë vlerash në mbrojtje të paqes dhe demokracisë. Unë jam i lumtur sot që këtu janë miq, partnerë aleatë dhe doja t’i falënderoja. Doja të falënderoja ministrin e brendshëm të Italisë, që ka marrë dhe avionë luftarakë me vete”, tha Rama. /vizionplus.tv 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy