Edukim dhe ndërgjegjësim përmes artit; muralja në Pukë si mesazh i fortë për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edukim dhe ndërgjegjësim përmes artit; muralja në Pukë si mesazh i fortë për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt

“Forcimi i qasjeve ndërdisiplinore në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin” është nisma në Pukë e Shkodër nën Programin “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore”, e cila përveç komponentit ndërinstitucional, i kushton një rëndësi të veçantë ndërhyrjes multidisiplinare dhe të mbështetjes së drejtëpërdrejtë të fëmijëve, nëpërmjet aplikimit të programeve prindërore, koncepteve të barazisë gjinore, përfshirjes komunitare dhe ndërgjegjësimit dhe edukimit aktiv qytetar drejt sjelljeve dhe normave konform ligjit.

 

Program i edukimit dhe ndërgjegjësimit të të rinjve dhe prindërimit pozitiv, mundësoi që të rinjtë të bëheshin promotorë në përfshirjen dhe edukimin për të rinjtë të tjerë nëpërmjet shprehjes së artit.

Një ndër veprat interesante për të cilën fëmijët dhe të rinjtë e Pukës konceptuan, disenjuan dhe realizuan mesazhet e tyre nëpërmjet artit është muralja e krijuar në Gjimnazin “Sabah Sinani” Pukë.

Advertisement

 

Për realizimin e kësaj muraleje, të rinjtë punuan me intensitet dhe përkushtim për të dhënë sa më të plotë mesazhin e tyre për Drejtësinë Miqësore për Fëmjët.

“Burgu nuk mund të jetë alternativa e parë për fëmijët, por edukimi, shkolla, sporti, kultura, arti duhet të jenë shoqërueset tona drejt të ardhmes sonë”.

Nëpërmjet ngjyrave, karaktereve, mesazheve të shkruara, të rinjtë arritën të përcjellin mendimet e tyre më gjerë.

Advertisement

 

Organizatat partnere që zbatojnë këtë nismë, Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” dhe Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen theksojnë se edukimi përmes terapisë së artit ndihmon në transformimin e formave të ndryshme të tensionit, konfliktit dhe presionit, në energji pozitive për fëmijët, të rinjtë në konflikt/kontakt me ligjin, ata në rrezik, apo edhe viktima të trafikimit.

 

Gjatë, prezantimit të murales për komunitetin Pukian, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, UNICEF Shqipëri, Bashkisë Pukë dhe Institucioneve të Pukës dhe Shkodrës u ftuan nga të rinjtë të vinin penelatat e fundit në murale, si shprehje e angazhimit të plotë të tyre në funksion të Drejtësisë Miqësore për Fëmijët.
“Drejtësia është Miqësore me Ty! Çdo fëmijë meriton një shans të dytë!”

Advertisement

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy