“Ekonomia rrezikon të shembet”/ Berisha: Në tetë vite u zhdukën 23 miliardë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ekonomia rrezikon të shembet”/ Berisha: Në tetë vite u zhdukën 23 miliardë euro

Ish kryeministri Sali Berisha theksoi nga “Foltorja” e Pogradecit se ekonomia shqiptare rrezikon të shembet.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se qeveria ka rritur borxhin 100% ndërsa deklaroi se në 8 vite janë zhdukur 23 miliardë euro.

“Çfarë ndodh në këtë narkoshtet? Vjedhja e djersës tuaj është ligji parë dhe themelori i tij. Ka rritur borxhin afërsisht në 100%. Ekonomia shqiptare rrezikon të shembet si një piramidë.

Borxhi i shtetit është si i individit. Kur një individ merr një borxh, mendon se çfarë do të bëjë më këta para dhe si do i kthejë. Kur shteti merr një borxh, kthimin e bëni ju. Qindarkë për qindrakë i paguan qytetari. 720 milion euro mori këtë vit . Në 8 vite 23 miliard euro borxh. Çfarë ka ndërtuar! Ku shkuan këto miliarda, që të gjitha u shpenzuan në punime me kosto 8 herë më të larta se realiteti.

Advertisement

Tuneli i Krrbës është ndërtuar me 50 mln euro km. Unaza e re zgjerohet me kosto 25 mln euro km. Cfarë ndodh këtu. Këta vjedhin dhe vetëm vjedhin.“

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy