“Ekonomia shqiptare ka performanca pozitive”/ Ibrahimaj: Punësimi është rritur, inflancioni i lartë si pasojë e luftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ekonomia shqiptare ka performanca pozitive”/ Ibrahimaj: Punësimi është rritur, inflancioni i lartë si pasojë e luftës

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Guvernatori i BSH, Genti Sejko dhe përfaqësues të Misionit të FMN po zhvillojnë një konferencë, ku po diskutohet për rritjen e inflancionit.

 

Sipas ministers së Ekonomisë, inflancioni i lartë ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë, teksa shton se pavarësisht problemeve të tjera botërore, ekonomia shqiptare ka performancë pozitive.

 

Advertisement

Ibrahimaj thekson se në punësimi është rritur me 3.6%.

 

“Lufta në Ukrainë, ndikim negative në ekonominë tonë. Por pavarësisht problemeve në pjesën tjetër të botës ekonomia shqiptare performoi pozitivisht. Punësimi u rrit me 3.6%. Në 3 mujorin e tretë ekonomia me ritme me të larta se 3 mujori i dytë”,  tha ajo.

 

Advertisement

Ibrahimaj u shpreh se inflacioni në vend është shkaktuar nga goditja e ofertës globale për disa mallra bazë. Ibrahimaj u shpreh se inflacioni në vendin tonë krahasuar me vendet e rajonit ka qenë ndjeshëm më i ulët. Ministrja nënvizoi se për këtë vit parashikohet që të ketë një nivel mesatar inflacioni nën nivelin 6.5%. Sa i takon vitit të ardhshëm, Ibrahimaj u shpreh se inflacioni do të jetë në rënie dhe parashikohet që në 2023 të jetë 3%.

 

“Gjatë kësaj periudhe çështja kryesore ka qenë inflacioni i lartë i goditur nga oferta globale e disa mallrave bazë. Në vendin tonë krahasuar edhe me vendet e rajonit ka qenë ndjeshëm më i ulët. Vlerën më të lartë e ka pasur në muajin gusht me 8%. Ne parashikojmë që gjatë këtij viti të kemi një nivel mesatar inflacioni në nivelin 6.5. Ky është nxitur nga goditja e ofertës dhe besojmë se nuk ka baza të forta që të vazhdojë në rritje besojmë se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një reduktim të ndjeshëm të inflacionit. Parashikojmë një normë inflacioni në rënie me 3.6 %. Duke u mbyllur në dhjetor të vitit 2023 me 3%. Situata është në kontroll, mbetemi vigjilent  për amonitozuar dhe jemi përgatitur për disa skenar alternativ. Gjatë periudhës janar gusht të ardhurat buxhetore janë rritur me 16%”, u shpreh Ibrahimaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy