Eksperti i ekonomisë: Çmimet do vijojnë të rriten, të paktën deri në muajin qershor 2023

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Eksperti i ekonomisë: Çmimet do vijojnë të rriten, të paktën deri në muajin qershor 2023

Inflancioni dhe çmimet do të vijojnë edhe gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2023 të rriten.

 

Kështu ka deklaruar eksperti i ekonomisë Klodian Muço në një intervistë për Vizion Plus.

 

Advertisement

Ai tha se rritja e çmimeve nuk do të ndalet këtu, por uron për një normalizim të situatës sa më parë.

 

2023, ndryshe nga 2022, do kemi një rritje të çmimeve. Bankat qendrore të vendeve të ndryshme kanë parashikuar që inflancioni do vazhdojë të rritet deri në qershor të vitit të ardhshëm.  Kjo rritje çmimesh nuk do mbyllet me kaq, por urojmë që situate të përmirësohet dhe të kthehemi në gjendjen e normalitetit”, tha Muço.

 

Advertisement

Eksperti, teksa komentoi situatën ekonomike gjatë vitit 2022 në vendin tonë, shtoi se qeveria nuk mbështeti qytetarët për të përballuar krizën, siç bënë vendet e tjera të rajonit dhe jo vetëm.

 

Qeveria shqiptare nuk mori kosto përsa i përket krizës. Në Kosovë, Maqedoni e Greqi etj morën një sërë masash për të mbrojtur qytetarët nga çmimet e larta, në Shqipëri nuk ndodhi një gjë e tillë. Në Shqipëri u krijua Bordi i Transparencës për çmimet e produkteve ushqimore, që nuk rezultoi produktiv”, tha Muço.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy