Eksportuesit: Jemi në emergjencë; duam një nivel dysheme për kursin e këmbimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Eksportuesit: Jemi në emergjencë; duam një nivel dysheme për kursin e këmbimit

Në përfundim të pikut të sezonit turistik bizneset eksportuese ju drejtuan sërish qeverisë, duke i kërkuar masa konkrete për të zbutur efektet e kursit të këmbimit.

 

Ata kërkojnë mbështetje të menjëhershme financiare, pasi situata sipas tyre është shqetësuese si  pasojë e humbjeve të shkaktuara nga zhvlerësimi i euros gjatë gjithë vitit.

 

Advertisement

Duhen mbështetur bizneset në vështirësi. Kjo është emergjenca sot. Kur të zgjidhet problem I politikës monetare nuk do të ketë më biznese, – shprehet Alban Zusi.

 

Sipërmarrësit thonë se në tregun vendas prania e madhe e euros si dhe transaksionet e larta, e kanë kthyer euron në monedhë kombëtare.

 

Advertisement

Të thuash që 55-60 % të transaksione kryhen në euro, praktikisht ke thënë se euro është monedha kryesore dhe jo leku. Në këtë nivel euroizimi nuk është asnjë ekonomi tjetër, – sqaroi Florion Zekja.

 

Eksportuesit e vënë theksin te dialogu me qeverinë, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve në mënyrë të përbashkët.

 

Advertisement

Ne mendojmë se duhet të ketë një nivel dysheme, lidhur me kursin e këmbimit. Nëse euro bie poshtë këtij kufiri të ketë një subvencionim, – tha Edvin Prençe.

 

Prej muajsh eksportuesit ankohen për humbje në bizneset e tyre për shkak të zhvlerësimit të euros. Ata kanë bërë një analizë të tregut dhe kanë dhënë sugjerime se si zbuten këto efekte për qeverinë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy