Kreu i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi: Duam të jemi pjesëmarrës në dialogun Kosovë-Serbi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kreu i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi: Duam të jemi pjesëmarrës në dialogun Kosovë-Serbi

Shqiprim Arifi kryetar i Luginës se Preshevës flet per Balkan Talks në Euronews Albania, ndersa kthen vëmendjen tek realiteti kompleks si dhe dialogu mes Kosoves e Serbise!

Mungesa e vendosjes së çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun me Serbinë ka sjellë diskriminim të vazhdueshëm për shqiptarët aty sipas Shqiprim Arfit.

“Kjo është temë tabu dhe shqiptarët janë diskriminuar prej 30 vitesh. Ne e kemi të përditshëm diskriminimin dhe ka munguar reagimi e strategjia nga qeveria në Kosovë dhe Shqipëri.

Ne jemi të çuditur nga vëllezërit tanë në Shqipëri, që nuk ka pasur reagime më parë për Luginën e Preshevës,” – rrëfen kryetari i Alternativës Shqiprim Arifi.

Advertisement

Gjatë intervistës kryetari Shqiprim Arifi tregoi se shqiptarët e Luginës duan që të kenë një përfaqësues gjatë dialogut me Serbinë.

“Tema është aktuale dhe është pjesë e dialogut dhe ne duam të jemi pjesëmarrës që të tregojmë perspektivën e jetuar,” – tregon për Balkan Talks në Euronews Albania z.Arifi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy