
Shtetasja ruse Svetlana Timofeva, e akuzuar për spiunazh, i kërkoi gjykatës në elbasan që kërkesa e prokurorisë për ekstradimin e saj, të jetë në rusisht.
Për pasojë, gjykata vendosi të shtyjë seancën për në datën 17 mars.
Gushtin e vitit të shkuar, Svetlana Timofeva bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov tentuan të hyjnë në ish-uzinën ushtarake në Gramsh.
Ata u përleshen edhe me rojet ushtarake të objektit.
Pas arrestimit dhe ngritjes së akuzave për spiunazh, atyre u është caktuar masa e arrestit me burg, masë e lënë në fuqi edhe nga gjykata e apelit të Durrësit.
Ndërsa prokuroria e Elbasanit ngriti edhe akuzat e sigurimit të informacionit të klasifikuar si dhe goditjes për shkak të detyrës.
Autoritetet ruse nga ana tjetër këmbëngulin në ekstradimin e 33-vjeçares, por Timofeva ka kundërshtuar, duke pretenduar se i rrezikohet jeta.