Ekzekutimi i Gëzim Sinomatajt në Vlorë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve, ofron 30 mijë euro shpërblim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekzekutimi i Gëzim Sinomatajt në Vlorë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve, ofron 30 mijë euro shpërblim

Policia e Vlorës ka ofruar 30 mijë euro, për këdo që do të japë informacione të vlefshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve që ekzekutuan Gëzim Sinomatajn pak ditë më parë.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se grupi i posaçem hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

“Vlorë

Lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 07.01.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç, grupi i posaçem hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

Advertisement

Në këtë kuadër, DVP Vlorë fton qytetarët që të japin informacion për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimin 30 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia.

Gëzim Sinomataj u vra me snajper mbrëmjen e 7 janarit, kur sapo kishte dale në ballkonin e shtëpisë në lagjen “Hajro Çakërri”.

Vetëm 5 minuta pas ngjarjes  efektivët e policisë gjetën duke u djegur makinën e krimit. Gëzim Sinomataj nuk rezulton të jetë hetuar asnjëherë brenda dhe jashtë vendit për veprimtari kriminale. Kjo e bën policinë ta përqëndrojë më shumë hetimin te ngjarjet e së shkuarës, ku i përfshirë ka qenë i ati./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy