Ekzekutoi Taulant Beqirajn në Vlorë se nuk i ktheu borxhin/ Dënohet me 21 vite burg autori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekzekutoi Taulant Beqirajn në Vlorë se nuk i ktheu borxhin/ Dënohet me 21 vite burg autori

Dënohet me 21 vite autori i vrasjes së Taulant Beqiraj disa muaj më parë.

 

Trupi gjykues i përbërë nga Enkel Peza dhe anëtarë Herila Çela dhe Hektor Sinana kanë vendosur që ta dënojnë me 21 vite burg të pandehurin Elton Hajnaj , 2 vite më shumë se sa kishte kërkuar prokuroria për akuzën e vrasjes me dashje dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

 

Advertisement

Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën duke vrarë të riun në rrugën Transballkanike, nje krim qe dyshohet se ka ndodhur pas  viktima nuk kishte pranuar ti kthente nje borxh autorit.

 

Gjithashtu dhe 2 shokët e tij Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani , janë dënuar me nga 6 vite burg secili si përkrahës të autorit të krimit.

 

Advertisement

Ngjarja është shënuar në datën 3 Mars ,pranë Gjykatës së Apelit ku është ekzekutuar me armë 31-vjeçari, Taulant Beqiraj.

 

Atentati ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Autori i vrasjes Elton Hajnanj, sipas dëshmitarëve okularë, ka zbritur nga një mjet, i pa maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend.

 

Advertisement

Pas vrasjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me autoveturën tip Ford, duke mundur ti shpetoje policie.

 

Pas ndjekjes nga policia është kapur një prej shokëve të tij ndërsa shoku tjetër është dorëzuar disa ditë më pas .

 

Advertisement

Vet autori i krimit Elton Hajnaj nuk eshte arrestuar ende.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy