Emërohet prokurorja e përkohshme e Apelit në Korçë- Emri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emërohet prokurorja e përkohshme e Apelit në Korçë- Emri

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Irena Çunoti prokurore të përkohshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

 

Ky vendim është marrë gjatë mbledhjes së sotme, ndërsa në një njoftim për media, KLP bën me dije se Çunoti do të jetë në këtë detyrë nga data 20 janar deri në 19 prill.

 

Advertisement

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 14.01.2022, mbledhjen plenare të radhës në praninë e të gjithë anëtarëve.

Me votë unanime, Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm të znj. Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, për periudhën nga 20.01.2022 – 19.04.2022.

Këshilli vijoi me vendimin për miratimin e raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit, znj. Vitjuna Mata, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila aktualisht është e komanduar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Një kopje e këtij Raporti i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy