Emigrantët kthehen për festat; fluks në portin e Durrësit dhe pikat kufitare me Greqinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emigrantët kthehen për festat; fluks në portin e Durrësit dhe pikat kufitare me Greqinë

Si çdo vit në prag festash, në pikat e kalimit kufitarë ka një fluks të madh qytetarësh që kthehen në vend për të festuar.

 

Në portin më të madh, në Durrës në 24 orët e fundit kanë hyrë mbi 7000 shtetas si dhe mbi 1800 automjete. Vetëm në mëngjesin e kësaj të shtune kanë mbërritur 4 tragete nga Italia.

 

Advertisement

Për të përballuar këtë fluks kompanitë e udhëtimit kanë nisur lundrimet, vajtje- ardhje brenda ditës.

 

Policia kufitare ka marrë masat për të shtuar sportelet në këtë periudhë të ngarkuar. Nga 12 sportele që janë në ditë normale, tashmë ato janë shtuar, duke qenë në funksion 24 të tilla.

 

Advertisement

E njëjta atmosferë është edhe në pikat e kalimit kufitare me Greqinë. Në 24 orët e fundit kanë hyrë nga Kakavija 7 mijë persona. Atje po punohet me 6 sportele, 3 në hyrje dhe 3 në dalje

 

Ndërkohë nga te dyja palët ka patur koordinime për shtimin e sporteleve në raste të rritjes së numrit të emigrantëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy