Emigrantët kthehen për Vit të Ri/ Fluks i lartë pasagjerësh pavarësisht pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emigrantët kthehen për Vit të Ri/ Fluks i lartë pasagjerësh pavarësisht pandemisë

Të paktën 1200 persona kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit me tre tragete nga port i Barit dhe Ankonës në Itali . Duket se as moti i keq dhe Pandemia nuk i kanë ndaluar emigrantët që festën e ndërrimit të viteve ta kalojmë me të dashurit e tyre.

 

Për shkak të motit të keq tragetet kanë mbërritur me vonesë, dhe për dy ditë lundrimet u pezulluan.

 

Advertisement

Ndërkohë mbrëmjen e kaluar nga Port i Durrësit u nisën dy tragete, me rreth 750 pasagjerë dhe 200 automjete.

 

Në Vlorë 120 pasagjerë kanë mbërritur me tragetin e linjës se Brindisit. Ata thonë se kanë zgjedhur që këtë festë ta kalojnë pranë familjeve

 

Advertisement

740 persona kanë hyrë nga porti Vlorës gjatë kohës që ka qenë në funksion, pasi për gati një javë lundrimi detar u bllokua për shkak të motit të keq.

 

Në Kapshticë ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 498 shtetas dhe 160 mjete. Një numër i lartë të hyrje- daljeve është regjistruar edhe në pikën kufitarë të Qafë-Thanës. Nga Maqedonia e Veriut kanë hyrë 2129 persona, numri më i lartë i regjistruar gjatë muajve të fundit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy