EMRAT/ Ishte bërë makth i koleges, AMP shpall në kërkim policin e Himarës, përndoqi efektiven dhe i përplasi makinën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT/ Ishte bërë makth i koleges, AMP shpall në kërkim policin e Himarës, përndoqi efektiven dhe i përplasi makinën

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka shpallur në kërkim punonjësin e polcisë së Himarës , pasi dyshohet se ka kryerë disa vepra penale, përndjekje, dhuna në familje dhe mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë.

Ai ka përndjekur vazhdimisht një punonjëse të policisë në komisariatin e Vlorës prej kohësh, ndërkohë që policia e Vlorës e ka shpallur në kërkim policin.

Ndërkohë që historia e dy punonjësve të policisë ka nisur kohë më para, ku u pezulluan nga detyra për një periudhë kohe, pasi në rrjetet sociale ju publikua një foto që të dy këta punonjës policië gjatë shërbimit po putheshin në makinën e policisë së shtetit.

Kjo ngjarje ka ndodhur në muajin Korrik të vitit 2022. Prej një periudhe kohë të dy u pezulluan nga detyra, por kanë rifilluar sërish.

Advertisement

Festim Xhafa, është transferuar në komisariatin e Himarës ,me detyrë inspektor, ndërsa Viola Çuka ka rinisur punë në drejtorinë e policisë së Vlorës punonjëse e policisë së rendit.

Por mesa duket Festimi ka vijuar me Violën duke e përndjekur derisa ka përplasur me makinë automjetin e saj dhe është larguar dhe shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.

Ndërkohë që punonjësja e policisë ka bërë kallzim, ai është shpallur në kërkim. Kjo është njoftimi i policisë para dy vitesh kur ishin duke u puthur në makinë.

Drejtoria Vendore e policisë Vlorë ka njoftuar se inspektor F. Xh. dhe inspektore V.Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, janë pezulluar nga detyra pas publikimit të fotos.

Advertisement

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit njofton ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

REAGIMI

“Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie, në automjetin e shërbimit, duke shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Advertisement

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë.”/vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy