EMRAT-Shkon në gjashtë numri i shqiptarëve të shpallur non-grata nga SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT-Shkon në gjashtë numri i shqiptarëve të shpallur non-grata nga SHBA

Shkon në 6 numri i shqiptarëve që përfundojnë në listën e zezë të SHBA.

 

I pari që është shpallur non grata nga SHBA ka qenë ish-Prokurori i përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, i cili u shpall non-grata në 14 shkurt të vitit 2018-të.

 

Advertisement

Pak muaj më vonë më saktësisht në 16 Prill SHBA vendosi të shpallë non-grata ish-deputetin Tom Doshi.

 

Ndërkohë në 30 Korrik 2019 SHBA shpalli non-grata Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit. Në 26 maj të vitit 2021 Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën non-grata dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Ndërsa ditën e hënë në 11 Prill 2022 në listën e zezë të SHBA u shtuan edhe ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi.

 

Advertisement

Lista e shqiptarëve të shpallur non-grata nga SHBA:
Sali Berisha
Tom Doshi
Vangjush Dako
Adriatik Llalla
Aqif Rakipi
Ylli Ndroqi

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy