
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vijojnë goditjet ndaj armëmbajtjes pa leje.
Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, finalizoi operacionin policor të koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi 46-vjeçar Altin Celami, ish-ushtarak, i cili përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore. Gjatë kontrollit të automjetit, banesës dhe personit, policia sekuestroi 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh, që dyshohet se do të furnizonin grupe kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
/vizionplus.tv