EMRI/ Grabiti postën nën kërcënimin e thikës, vihet në pranga i riu në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Grabiti postën nën kërcënimin e thikës, vihet në pranga i riu në Tiranë

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të vjedhjes së një filiali poste gjatë mbrëmjes së djeshme. Bëhet me dije se 27-vjeçari, i identifikuar si Ordis Molla,  nën kërcënimin e thikës është futur në ambientet e postës private dhe ka marrë një shumë parash.

 

Më pas ai është larguar nga vendngjarja me motomjet. Policia ka sekuestruar paratë e vjedhura nga i riu si dhe thikën me të cilën kërcënoi punonjësit.

 

Advertisement

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Policia, u bë i mundur identifikimi i këtij shtetasi, i cili më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, hyri në filialen e një poste private në rrugën “5 Maji”, mori xhiron ditore duke kanosur me mjet prerës thikë, punonjësin e postës, dhe më pas u largua me motomjet.   

 

Shuma e parave të vjedhura nga shtetasi O. M. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin prerës thikë që ai ka përdorur për kanosjen, veshjet e tij gjatë vjedhjes dhe motomjetin me të cilin është larguar”, njofton policia.

 

Advertisement

Autori do të gjykohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy