EMRI/ Kapet me 16 kg kanabis në automjet, arrestohet 46-vjeçari në Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Kapet me 16 kg kanabis në automjet, arrestohet 46-vjeçari në Korçë

Finalizohet pas disa javësh hetimesh operacioni i koduar “Cross Border”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit, në fshatin Vishocicë, Devoll, policia ndaloi për kontroll automjetin e drejtuar nga Julian Belortaja, 46 vjeç, banues në Korçë, dhe gjeti në bagazh 16 kilogramë lëndë narkotike kanabis, të ndarë në 15 pako të mbështjella me natriban.

Shtetasi Julian Belortaja u arrestua në flagrancë, ndërsa D. M., 37 vjeç, bashkëpunëtori i tij, u shpall në kërkim. Hetimet zbuluan se lënda narkotike ishte e destinuar për t’u trafikuar drejt Greqisë.

Përveç lëndës narkotike, u sekuestruan automjeti dhe një celular. Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme. Hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë në vazhdim.

Advertisement

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy