EMRI/ Kush është “spaçatori” i arrestuar në Tiranë pasi shpërndau 20 vite drogë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Kush është “spaçatori” i arrestuar në Tiranë pasi shpërndau 20 vite drogë

Astrit Deliu, 46 vjeç, është njëri prej personave të arrestuar nga Antidroga e Tiranës në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.

Atij i është gjetur një sasi e konsiderueshme e dozave të kokainës dhe një pistoletë “Bereta”.

Aktivitetin ai e zhvillonte në rrugën “Myslym Keta” në zonën e Tufinës, ndërsa asnjëherë më parë nuk ishte prekur, edhe pse dyshohet se prej 20 vitesh ka qenë shpërndarës i kokainës dhe drogave të tjera në zonë.

Vizion Plus mëson se në kuadër të këtij operacioni janë goditur 7 grupe kriminale.

Advertisement

Në total, janë ndaluar dhe arrestuar në flagrancë 273 persona.

Operacioni është shtrirë në disa qarqe si Shkodër Vlorë, Fier Elbasan, Korçë etj.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi lëndësh narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis, por edhe lloje të tjera. Gjithashtu gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe disa  armë zjarri.

Ndërhyrja e policisë është vijim i megaoperacionit “Tempulli” i realizuar disa muaj më parë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy