EMRI/ Mbytet 18-vjeçari në Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Mbytet 18-vjeçari në Shkodër

Remzi Duli, 18 vjeç është mbytur ditën e sotme rreth orës 14:30, në fshatin Obot.

Policia njofton se i riu është futur për t’u larë në lumin Buna, dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit. Si pasojë 18-vjeçari është mbytur.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të Dulit.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy