EMRI/ Pezullohet nga detyra specialisti i doganës, akuzohet për lejimin e kontrabandës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Pezullohet nga detyra specialisti i doganës, akuzohet për lejimin e kontrabandës

Një punonjës dogane është pezulluar nga detyra, pasi gjatë detyrës ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të shoqërisë “R.M” shkp.

Nga Seksioni për Hetimin e krimit Ekonomik dhe Financiar, më datë 06.03.2024 , ora 14.30 u bë ekzekutimi i Vendimit Penal Nr. 600, datë 04.03.2024,për shtetasin Arbër Dalip Habili, i datelindjes 28.01.1982, banues në Tiranë, me arsim të lartë, pasi Gjykata e Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar shtrënguese “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a sherbimi publik” dhe masë të sigurimit personal “Detyrim paraqitje” per veprën penale “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” parashikuar nga neni 175 i kodit penal.

Gjykata pas shqyrtimit të të dhënave dhe deklarimeve vendosi mase ndaluese dhe shtrënguese ndaj shtetasit Arbër Halili , pasi ky shtetas nën ushtrimin e detyrës si specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Pronësisë Industriale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të shoqërisë “R.M” shkp. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy