EMRI/ Po punonte në shtyllën e tensionit, ndërron jetë elektriçisti në Bulqizë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Po punonte në shtyllën e tensionit, ndërron jetë elektriçisti në Bulqizë

BULQIZË– Një elektiçist është rrëzuar nga shtylla në fshatin Kovashicë, në njësinë Administrative Shupenzë ditën e sotme.

Mësohet se shtetasi Ylli Boba ka qenë duke punuar kur është rrëzuar. Ai është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./vizionplustv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy