EMRI/ Sekuestrimi i kokainës në Durrës, zbulohet kush do ta priste “të bardhën” në Angli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Sekuestrimi i kokainës në Durrës, zbulohet kush do ta priste “të bardhën” në Angli

Policia e Durrësit goditi mbrëmjen e 25 majit një rast të trafikimit të drogave të forta përmes portit.

Gjatë kontrollit në një furgon mallrash që i përkiste kompanisë “Bledi Trans”, dhe kryen itinerarin Shqipëri-Itali-Angli, u zbulua 7.3 kg kokainë, e ndarë në shtatë pako.

Ditën e sotme, 27 maj, policia njofton se ka ifentifikuar dhe shpallur në kërkim pritësin e pakove të kokainës.

Bëhet fjalë për Fatbardh Cunin, 37 vjeç. 37-vjeçari do ta priste drogën në Angli.

Advertisement

Gjatë operacionit “Pakot”, i zhvilluar 2 ditë më parë, u vunë në pranga pronari i furgonit, 28-vjeçari Mentor Çuni dhe drejtuesi i furgonit, ku u gjet lënda narkotike, Arjan Doçi 40 vjeç.

Vizion Plus mëson se Fatbardh Çuni është vëllai i Mentor Çunit.

Si prova materiale, efektivët gjatë operacionit të koduar “Pakot” sekuestruan veç lëndës narkotike edhe 4 celularë, automjetin, si dhe euro, lekë, korona suedeze dhe franga.

Porti i Durrësit konsiderohet porta kryesore hyrëse dhe dalëse e sasive të mëdha të kokainës që vjen nga vendet e Amerikës Latine kryesisht në ngarkesa me banane. Vitet e fundit, janë zbuluar dhe sekuestruar tonelata me drogë me vlerë qindra milionë euro. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy