Emri/ Shpërndante kanabis në Lushnjë dhe Divjakë, arrestohet 47-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emri/ Shpërndante kanabis në Lushnjë dhe Divjakë, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur duke shpërndarë doza kanabisi në Lushnjë dhe në fshatrat e Divjakës.

 

Policia ka gjetur dhe sekuestruar 1000 doza kanabis gjatë kontrollit të automjetit dhe të banesës së të arrestuarit.

 

Advertisement

Gjithashtu policia sekuestroi  një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, 7 aparate celulare dhe automjetin tip “Volkswagen”.

 

“Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, ndërkohë që po udhëtonte me automjetin e tij, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në qindra doza, gati për shitje. 

 

Advertisement

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën edhe qindra doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kanabis”, njofton policia. 

 

47-vjeçari , Anil Canka, do të përballet me akuzën për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy