Emri-Tentoi të hynte në Turqi, arrestohet pas 25 vitesh shqiptari i dënuar për vrasje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emri-Tentoi të hynte në Turqi, arrestohet pas 25 vitesh shqiptari i dënuar për vrasje

Një 49 vjecar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar kapet në tentativë për t’u futur në Turqi, me dokumente të falsifikuara.

 

Në kuadër të operacionit “Behram” u bë e mundur kapja në Turqi dhe deportimi në Rinas i shtetasit Petro Tane (Petrit Tabaku), 49 vjeç, banues në Kuçovë.

 

Advertisement

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2006 është dënuar me 14 vjet burgim nga Gjykata e Apelit Vlorë, për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi Petro Tane, në vitin 1997, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin A. S.

 

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, në ngarkim të këtij shtetasi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy