
Policia ka vënë në pranga një 43-vjeçar, të akuzuar si autori i një vrasjeje me dashje.
Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 16 vjet burg, Viktor (Xhevahir) Elezi, për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, në Peshkopi.
Advertisement
Gjithashtu, policia ka arrestuar një tjetër person në Dibër, të identifikuar si Albert Xhilaga (alias Uran Zira) . Ai rezulton i akuzuar nga GjKKO-ja, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.
Advertisement