Energji elektrike në një vit të thatë/ KESH ka gati planin, zbardhen detajet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Energji elektrike në një vit të thatë/ KESH ka gati planin, zbardhen detajet

Sigurimi i energjisë elektrike, në kushtet edhe të një viti të thatë, është kthyer në një “dhimbje koke” për Koorporatën Elektroenergjitike përgjatë gjithë këtij viti, ku fatura e importi pritet të mbyllet me shifër rekord 450 mln euro.

 

Kreu i KESH, Ergys Verdho, i ftuar në emisonin “E-ZONE”, tha se institucioni që ai drejton po analizion situatën për të bërë blerje afatagjatë të energjisë disavjeçare, me fokus sigurimin e sasive të nevojshme.

 

Advertisement

“Ne kemi nisur të bëjmë blerje më shumë se njëmujore që gjatë përiudhës së pranverës. Ndërkohë, jemi në konsultime dhe me kompani të huaja të specializuara për ecurinë e bursave, me qëllim blerjen e energjisë për një përiudhë 1-3 apo 5-vjeçare. Por që kjo të ndodhë, duhet të ketë një normalizim të çmimeve në bursa, pra jo domosdoshmërisht rënie, por një qetësim nga ndryshimet e shpeshta që po reflektojnë tregjet. Ky operacion që do të ndodhë për herë të parë, mund të konkretizohet në dhjetor apo dhe në fillim të vitit të ardhshëm”, u shpreh Verdho.

 

Por ai i ka mundësitë financiare KESH për blerje të tilla afatgjatë?

 

Advertisement

“KESH dhe qeveria shqiptare është e vendosur që të mos ketë kufizim të energjisë në furnzimin ndaj dhe mbështetja buxhetore e vënë në dispozicion nga buxheti e ka mundësuar këtë. Edhe në këtë situatë, në rast të finalizimit të këtij operacioni, gjithçka do të koordinohet me buxhtin dhe nevojat aktuale”, sqaroi Verdho në “E-ZONE”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy