Energji nga TEC-et lundruese/ Balluku dhe Kim vizitojnë impiantet që do të punojnë me karburant

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Energji nga TEC-et lundruese/ Balluku dhe Kim vizitojnë impiantet që do të punojnë me karburant

Dy njësitë e prodhimit të energjisë, që njihen si TEC-e lundruese, pas dy viteve pritet të jenë pronë e korporatës elektroenergjetike shqiptare.

 

Ministrja Belinda Balluku së bashku me ambasadoren amerikane Yuri Kim, kanë inspektuar termocentralet e ankoruara përkohësisht në Porto Romano.

 

Advertisement

 

Numri 2 i qeverisë tha se ne përfundim të kontratës 2, është dakordësuar me kompaninë Ecxelerate mundësia e blerjes se tyre.

 

 

Advertisement

Ministrja Balluku e konsideroi si një arritje këtë marrëveshje, në këto kohe krize energjie, pasi dy TEC-et i kërkonte Gjermania. Sipas saj kjo ndodhi për shkak të partneritetit  me shtetet e bashkuara.

 

Balluku njoftoi Se dy tecet do te nisin pune per disa muaj. Kostoja per megavat /ore energji do te jete afro 200 euro, në një kohë që cmimet mesatare ne bursa per vitin qe vjen  parashikohet te jene 500 euro.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy