Energjia në veri të Kosovës, shqiptarët akuza Albin Kurtit: Po diskriminohemi sepse serbët nuk paguajnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Energjia në veri të Kosovës, shqiptarët akuza Albin Kurtit: Po diskriminohemi sepse serbët nuk paguajnë

Shqiptarët e Veriut thonë që po diskriminohen, pas kërkesës për pagesën e energjisë.

Tri fshatrat e Mitrovicës matanë lumit Ibër, do të detyrohen të paguajnë energjinë elektrike këtë vit.

Për banorët kjo është e papranueshme, meqë komshinjve të tyre u paguhen shpenzimet e energjisë nga Qeveria e Kosovës.

Përfaqësuesi i fshatit Vinarc i Epërm kërkon trajtim të barabartë të qytetarëve të kësaj ane.

Advertisement

Të njëjtën kërkesë për Qeverinë kanë edhe banorët e Gushavcit. Por, përfaqësuesi i këtij fshati shton se ndihen të diskriminuar karshi fqinjëve të tyre.

Banorët e Komunave veriore të Kosovës nuk paguajnë faturat për energjinë elektrike të shpenzuar që nga paslufta.
Ndërkaq, në fund të muajit janar, KEDS ka kërkuar nga banorët shqiptarë të fshatrave Vinarc i Epërm, Vinarc i Poshtëm dhe Gushavc të paguajnë detyrimin.

Shqiptarët e veriut kanë filluar të takojnë përfaqësuesit e institucioneve, që të gjejnë një zgjidhje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy