Energjia për furrat e bukës, prodhuesit: Nuk do të ketë rritje të çmimeve për konsumatorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Energjia për furrat e bukës, prodhuesit: Nuk do të ketë rritje të çmimeve për konsumatorët

Nga Mimoza Ibra

Furrat e bukës janë dakord me tarifat e reja të energjisë elektrike që i janë propozuar për miratim Entit Rregullator të Energjisë.

Sipas grupeve të interesit, tarifat e diferencuara prej 9.5 lekësh për kilovatorë për rastin kur furra e bukës ofron edhe shërbimin e pastiçerisë, dhe 12 lekësh për kilovatorë për ambiente që kanë edhe bar-kafe, janë të propozuara prej tyre dhe do të shmangin abuzimet në treg.

“Unë e kam parë me sy pozitiv këtë marrëveshje sepse eliminon abuzimet si nga ana e OSHEE, si nga ana e privatit. Kjo si marrëveshje ka qenë deri diku e sinqertë sepse është rrumbullakosur çmimi, nuk kemi pse paguajmë dy fatura, një për furrën e bukës dhe një për pastiçerinë, çmimi është unifikuar dhe është bërë 9.5 lekë për kilovatorë.”, tha Ali Dedolli, pronar i një furre buke dhe pastiçerie.

Advertisement

Ky ndryshim tarifash, sqarojnë furrat e bukës, nuk do të reflektohet në çmimet për konsumatorët.

“Te çmimet nuk ndikon vetëm ky faktor, nuk është aq sensibël ky çmim,. Aty ndikojnë gjëra të tjera, TVSH, rritja e pagave për punëtorët, çmimi për lëndët e para, tregu tani për momentin është stabël.”, shtoi Ali Dedolli.

Njësoj siç u zgjidh problemi i çmimit të energjisë elektrike, furrat e bukës apelojnë për rishikim edhe të TVSH që aplikohet ndaj tyre.

 “Çështjen e TVSH ne e kemi tepër problem, paguajmë TVSH 20% , kur maksimumi rajoni e paguajnë 9 apo 12%. I jep turizmit 6% dhe nuk i jep furrave të bukës një privilegj TVSH. Nëse sistemohet TVSH, tregu funksionon më mirë, vetë shteti do të gjenerojë para më shumë sepse subjektet nuk do të nëndeklarojnë xhiron ditore. Nuk do të ketë abuzime.”, deklaroi Dedolli.

Advertisement

Prej dy vitesh, furrat e bukës ishin në ngërç me OSHEE dhe Entin Rregullator të Energjisë sepse abuzohej me tarifën e mbrojtur prej 7.6 lekësh për kilovatorë, e përcaktuar vetëm për ato subjekte që prodhojnë dhe tregtojnë vetëm bukë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy