Energjia/ Shoqëria civile propozon statusin e klientit në nevojë: Te ndihmohen familjet e varfra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Energjia/ Shoqëria civile propozon statusin e klientit në nevojë: Te ndihmohen familjet e varfra

Një grup i shoqërisë civile, i cili më herët ka zhvilluar disa protesta kundër rritjes së çmimeve në vend, dorëzoi këtë të hënë një propozim në Këshillin e Ministrave për familjet në nevojë.

 

Kreu i këtij grupimi, avokati Adriatik Lapaj, i propozoi qeverisë që të miratoje statusin e Klientit në Nevojë për ato familje që nuk kanë të ardhura për të paguar faturën energjisë elektrike.

 

Advertisement

“Ne sot vijmë me një propozim konkret për qeverinë që të miratojë atë që e njeh ligjin, statusin e klientit në nevojë. Sipas këtij statusi duhet një minim jetik që nevojitet për energjinë që familjet e përdorin për ngrohje, sipas nesh ky minim duhet të jetë 50 kë dhe kjo është një kosto që nuk I kushton buxhetit të shtetit‘ – u shpreh Lapaj.

 

Ky grupim i shoqërisë civile, e ndërmori këtë nisëm pas ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së një qytetareje nga i ftohti. Ndaj dhe sipas avokatit qeveria duhet të evidentojë familjet me ndihmë ekonomike, ato me aftësi të kufizuara, të cilat po përballen me një shtrenjtim të kostos së jetesës për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve për të gjitha mallrat dhe produktet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy