Enno Bozdo: Dalim me listë më vete për Këshillat Bashkiakë, jo me PL

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Enno Bozdo: Dalim me listë më vete për Këshillat Bashkiakë, jo me PL

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Enno Bozdo ka thënë se demokratët do kenë lista më vete për këshillat bashkiakë, jo me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta.

 

Në një intervistë për emisionin Quo Vadis, ai tha se qëllimi i tyre në këto zgjedhje është që të fitojnë sa më shumë bashki, ndërsa shton se sigla me të cilën do hyjnë në këtë garë elektorale nuk ka rëndësi pasi nuk janë zgjedhjet e përgjithshme.

 

Advertisement

Demokratët do kenë kandidatët e tyre. Për fat të mirë këto nuk janë zgjedhje të përgjithshme, ku sigla ka rëndësi. Këtu zgjedhjet janë në mazhoritar. Në çdo bashki votohet në mazhoritar. Dhe ky është fokusi jonë kryesor. Gara jonë është të fitojmë sa më shumë bashki. Nuk them që rrethanat janë lehtësuese, por nuk janë as penalizuese.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy