Era e fortë rrëzon çatinë në tregun e mallrave ushqimorë në Korçë/ Rrezikohet jeta e tregëtarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Era e fortë rrëzon çatinë në tregun e mallrave ushqimorë në Korçë/ Rrezikohet jeta e tregëtarëve

Rrëzimi i një çatie në tregun e mallrave ushqimorë në Korçë ka rrezikuar jetën e tregëtarëve por dhe qytetarëve të cilët ndodheshin në ato momente në afërsi të këtij tregu.

 

Shkak është bërë era e fortë e cila ka rrëzuar pjesën më të madhe të çatisë së magazinave të mallrave ushqimorë. Nga rrëzimi i çatisë është rrezikuar seriozisht jeta e dy të rinjve të cilët kanë qënë duke kaluar në ato momente pranë magazinave të tregut.

 

Advertisement

Dëshmitarët tregojnë se dy të rinjtë janë shtrirë përtokë dhe për fatin e tyre llamarinat kanë rrënë mbi mjetet e parkuara në sheshin  e magazinave. Gjithashtu nga rrëzimi i çatisë janë dëmtuar disa mjete të cilat në ato momente kanë qënë të parkuara pranë magazinave.

 

Në vendngjarje janë forca të policisë, të shërbimit zjarrfikës si dhe të OSHEE-së të cilët kanë shkëputur energjinë elektrike në të gjitha magazinat e tregut të shumicës. Nga ana tjetër po punohet për të çmontuar pjesën e mbetur të çatisë prej llamarine.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy