minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Era favorizon flakët, digjet një sipërfaqe prej 50 hektarësh në Lurë - Struga.info


Era favorizon flakët, digjet një sipërfaqe prej 50 hektarësh në Lurë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Era favorizon flakët, digjet një sipërfaqe prej 50 hektarësh në Lurë

Prej tre ditësh në fshatin “Gurë Lurë” është aktivizuar një vatër zjarri e cila ka përfshirë sipërfaqe të mëdha me kullota, pemë ahu dhe pishë të rrallë.

Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga efektivët e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Dibër, të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të shërbimit pyjor Dibër dhe banorë të zonës, nuk është arritur që të shuhet vatra e zjarrit e cila deri tani sipas informacioneve nga terreni ka arritur në një sipërfaqe prej 50 hektarësh.

Banorët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor vijojnë të bëjnë thirrje për ndihmë nga ajri, pasi zjarri po merr përmasa të frikshme për shkak edhe të erës së fortë e temperaturave të larta dhe dëmi në ekonominë pyjore të Parkut Kombëtar “Lurë – Mali Dejës” do të jetë shumë i madh./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy