Era i drejton Llogarasë flakët/ Rrezikohen banesat në Dukat të Ri, banorët “bëjnë roje” gjithë natën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Era i drejton Llogarasë flakët/ Rrezikohen banesat në Dukat të Ri, banorët “bëjnë roje” gjithë natën

Teksa zjarret në Karaburun vazhdojnë, situata vijon të jetë problematike dhe shumë e rrezikshme për banorët e fshatit Dukat i Ri, të cilët kanë banesat e tyre afër vatrave të zjarreve.

 

Gjatë gjithë natës gjashtë punonjës së zonave të mbrojtura kanë qëndruar në malin e Karaburunit për të mbajtur nën kontroll zjarret së bashku me banorët e zonës, të cilët kanë qenë në gatishmëri pasi zjarri u është afruar shumë pranë banesave të tyre në fshatin Dukat i Ri.

 

Advertisement

Ndërkohë në këto momente zjarri i ndihmuar dhe nga era që fryn nga veriu po i drejtohet Llogorasë dhe po e bën edhe më të vështirë situatën. Në afërsi të zjarrit për fikjen e tij helikopterët do të cojnë ushtarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy