Erdogan nis fushatën proevropiane, zbardhen diskutimet me Presidenten e KE: Tekat e disa vendeve janë pengesë për marrëdhëniet Turqi-BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan nis fushatën proevropiane, zbardhen diskutimet me Presidenten e KE: Tekat e disa vendeve janë pengesë për marrëdhëniet Turqi-BE

Së fundmi Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka nisur një ‘fushatë’ pro-evropoiane, pavarësisht sulmeve të herëpashershme që i ka adresuar.

Në telekonferencën që pati me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, presidenti turk tha se Ankaraja e sheh të ardhmen në Evropë, duke theksuar se: “BE është një përparësi në axhendën e Turqisë”.

Ai thotë se dëshiron të hapë një faqe të re në marrëdhëniet me BE, por nuk la hedhur fjalë kundër  Greqisë, Qipros dhe Francës.

Sipas presidencës turke, ai i tha Presidentes së Komisionit se “për shkak të tekave të disa anëtarëve të BE-së, por edhe për shkak të problemeve artificiale që ata krijuan, në vitin 2020 nuk e shfrytëzuam pozitivisht për marrëdhëniet tona me BE”.

Advertisement

Duke iu referuar termit refugjat, ai bëri thirrje për përditësimin e deklaratës së Përbashkët Turqi-BE, si dhe marrëveshjen e Bashkimit Doganor dhe liberalizimin e vizave për qytetarët turq.

Presidenti turk bëri thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund bllokadave dhe deklaratave anti-Ankara.

Erdogan theksoi se Turqia është një vend kandidat për pranimin në BE, ndërsa konsideroi se një hap pozitiv është fillimi i takimeve të rregullta Turqi-BE, por edhe takimet apo kontaktet midis Brukselit dhe Ankarasë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy