Erërat e forta shkëpusin energjinë elektrike në disa fshatra në Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erërat e forta shkëpusin energjinë elektrike në disa fshatra në Korçë

Juglindja prej dy ditësh është përfshirë nga reshje shiu dhe erëra të forta. Në kushte të tilla atmosferike ka patur probleme të shumta me energjinë elektrike.

 

Në Moglicë, dy fshatra, Peshtan e Kodras, prej tri ditësh janë pa energji elektrike. Këtë të enjte pa energji elektrike, sipas administratorit të njësisë administrative Vithkuq, Altin Prifti janë të gjitha fshatrat e kësaj njësie.

 

Advertisement

Probleme me energjinë elektrike që nga mbrëmja e mërkurës kanë shumë fshatra të njësisë administrative Miras në Devoll si edhe fshatra të Devollit të Sipërm.

 

Të njëjtat probleme ditën e sotme për shkak të erërave të forta ka edhe në fshatra të njësisë administrative Dardhas në Pogradec. Burime zyrtare thanë se grupe të OSHEE janë në terren për të rikthyer energjinë elektrike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy