Erion Veliaj i përgjigjet kritikëve/ “Ndërtimet ecin paralelisht me rritjen e popullsisë së Tiranës”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erion Veliaj i përgjigjet kritikëve/ “Ndërtimet ecin paralelisht me rritjen e popullsisë së Tiranës”

“Rritja e ekonomisë së Shqipërisë ecën paralelisht me trendin e ndërtimit në Tiranë”, kështu u shpreh kryebashkiaku Veliaj teksa ishte pjesë e tryezës “Tirana City Talks”.

 

Investimet sipas tij lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me rritjen e popullsisë me mbi një milion banorë në kryeqytet.

 

Advertisement

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISË TIRANË

 

Advertisement

“Lista e zgjedhësve në Bashkinë e Tiranës, që sapo u publikua, përbëhet nga 702 mijë vetë. Janë banorë mbi 18-vjeç me të drejtë vote. Ndërkohë, në 2021 kjo listë ishte 680 mijë. Pra, popullsia mbi 18 vjeç është rritur me mbi 20 mijë vetë brenda dy vitesh. Shumica prej tyre janë familjarë, kanë edhe fëmijë nën moshën 18 vjeç. Në qytet mund të negociohet për shumë gjera, por jo për gjithçka. Numri i njerëzve që jetojnë në Tiranë është diçka e panegociueshme. Këta 702 mijë veta janë këtu për të qëndruar gjithmonë. Dhe po ju them, nëse vazhdojnë me këtë ritëm, ne do të jemi në vitin 2025 me 720 mijë votues. Tirana do të jetë një vend që prodhon 40 deputetë”.

 

Veliaj theksoi se është koha të dëgjohen ekspertët dhe jo gjithollogët.

 

Advertisement

 “Para 4-5 ditësh ra tërmet në Tiranë, kurse para katër javësh prishëm pallatin e fundit, të dëmtuar nga tërmeti i kaluar, i cili u bë e pikë e madhe diskutimi. E kam fjalën për Pallatin nr. 4, në rr. Myslym Keta, i cili siç e patë, me një të prekur të ekskavatorit, u shkërmoq i tëri. Po të kishim dëgjuar gjithologët, ata që nuk janë ekspertë, urbanistë apo arkitektë, ose po të kisha dëgjuar analistët, që thonë: ‘Kryetar, ty të duhen vota, pse e prish tani këtë pallatin?

 

Tirana City Talks, një cikël debatesh publike, nxit diskutimin e temave mbi urbanizimin dhe shkëmbimin e ideve mes qytetarëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy