Erion Veliaj jep lajmin: Së shpejti nis puna për terminalin verior në Tiranë, 3 shkolla do të rindërtohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erion Veliaj jep lajmin: Së shpejti nis puna për terminalin verior në Tiranë, 3 shkolla do të rindërtohen

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak bëri me dije se cilat janë tre shkollat 9-vjeçare që do të rindërtohen, më të forta, më cilësore dhe më të bukura se ç’ishin.

 

“Projekti i tretë ka të bëjë me shkollat 9-vjeçare. Bëhet fjalë për shembjen dhe rindërtimin e shkollës “Emin Duraku”, për ta bërë më të madhe, më të fortë, edhe më të bukur. S’po ndalem tani te ata histerikët, se janë të njëjtët që e çuan “Sami Frashërin” në Paskuqan. Po ju them, që kur të dëgjoni se do bëhet gradaçelë “Emin Duraku”, “Xhezmi Delli”, dhe “Musine Kokalari”, po ju sqaroj që bëhet fjalë për t’i bërë shkollat nga e para, siç bëmë “Sami Frashërin”, e cila na mori kohë prej kësaj burokracie. Kurse vendimi tek shkollen 9-vjeçare “Asim Vokshi”, bëhet vetëm për pjesën e palestrës, dhe dy hyrje-dalje para dhe mbrapa, vetëm ato do të rindërtohen nga e para. Kurse pjesa tjetër e shkollës “Asim Vokshi”, do të qëndrojë siç është”, sqaroi kryebashkiaku.

 

Advertisement

Gjithashtu, Veliaj njoftoi se do të ketë një shtesë buxheti për ndërtimin e terminalit verior në kryeqytet në zonën e Kthesës së Kamzës.

 

“Kemi një shtesë buxheti për projektin e ndërtimit te terminalit verior. Më në fund, i kemi fituar edhe gjyqet, edhe shpronësimet, edhe gjithë ngërçet e tjera që kemi patur te Kthesa e Kamzës. Po mbaron terminali juglindor, që është ngjitur me TEG-un. Tani duam të fillojmë edhe veriorin, dhe praktikisht të dyja hyrjet e Tiranës i kemi stabilizuar me dy terminale autobusësh. Pastaj lëvizja në qytet është vetëm me urban edhe me interurban, dhe nuk vjen çdo autobus te shkarkohet në pika të ndryshme të qytetit”, u shpreh Veliaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy