Erl Murati: Doshi mund të jetë mëkatar, por jo më shumë se kryetarët e partive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetari Erl Murati, lidhur me paralajmërimet e fundit të ambasadores amerikane Yuri Kim drejtuar institucioneve shqiptare për kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25-Prillit, u shpreh se Doshi mund të jetë mëkatar, por jo më shumë se kryetarët e partive.

“Për mua do të ishte e udhës, ose deri diku më e kuptueshme nëse ky apel do t’i drejtohej popullit shqiptar, për të mos e votuar Tom Doshin, sesa i drejtohet institucioneve, ndërkohë që të paktën deri tani dihet që ai nuk është i ndaluar dhe për mua, akoma më e pakuptueshme është apeli që u bëhet kryetarëve të partive politike që Tom Doshin mos ta lejojnë në zgjedhje.

Në çdo raport ndërkombëtar, Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara të Evropës në 30 vitet e fundit. Tani, për këtë korrupsion që mbizotëron në Shqipëri e kanë fajin kryetarët e partive, apo Tom Doshi? Sigurisht, Tom Doshi mund të jetë mëkatar si gjithë të tjerët dhe padiskutim që mëkatarët nuk duhte të marrin pjesë në zgjedhje …. Por, nëse ka mëkatarë në këtë vend që Shqipëria është në këtë fazë, janë kryetarët e partive.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy