Escobar i prerë: Nuk do të bashkëpunojmë me Berishën, është e papranueshme!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Escobar i prerë: Nuk do të bashkëpunojmë me Berishën, është e papranueshme!

I dërguar i presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel thotë se nëse ish-kryeministri shqiptari Sali Berisha vjen në krye të Partisë Demokratike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të bashkëpunojnë me të.

 

Sipas tij nuk është normale që një person i akuzuar për korrupsion të jetë në krye të një partie.

 

Advertisement

“Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor.

 

Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie. Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale”, tha ai në një intervistë të dhënë për për Gazetën Online Reporteri.net.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy