Escobar mesazh opozitës: Të mos udhëhiqet nga dikush që na kujton Shqipërinë e viteve ’90

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Escobar mesazh opozitës: Të mos udhëhiqet nga dikush që na kujton Shqipërinë e viteve ’90

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, përpara largimit nga kjo detyrë, i ka dërguar një mesazh të fundit partive politike në Shqipëri e veçanërisht opozitës.

Duke folur për sfidat me të cilat vendi përballet në rrugën e integrimit, Escobar theksoi nevojën e një opozite të fortë përballë qeverisë e cila mund t’ju ofrojë qytetarëve opsione të ndryshme.

“Për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, të jetë e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”, tha Escobar.

Escobar vlerësoi gjithashtu progresin që vendi ka bërë në arenën ndërkombëtare.

Advertisement

“Shqipëria ka treguar një nivel lidershipi ndërkombëtar. Është mahnitëse kur e mendon se ku e filloi ky vend ne vitin 91. Shqipëria ishte vend anëtar i këshillit të sigurimit si një vend jo anëtar i përhershëm, por dha një kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen e Ukrainës dhe ne çështje të tjera ndërkombëtare”, tha ai.

Gabriel Escobar ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i Uashingtonit në rajon për 10 vite. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy