Escobar vjen nesër në Tiranë/ Zyrtari amerikan takon Begajn, Ramën dhe përfaqësues të opozitës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Escobar vjen nesër në Tiranë/ Zyrtari amerikan takon Begajn, Ramën dhe përfaqësues të opozitës

Gabriel Escobar, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit rivjen në Tiranë. Në prag të nisjes së fushatës elektorale për garën e majit, diplomati amerikan mbërrin paraditen e së martës në vendin tonë.

 

Të parin në agjendë për të takuar ka kryeministrin Edi Rama. Pas bisedës me kreun e qeverisë në kryeministri, Gabriel Escobar do t’i shkojë në zyrë presidentit Bajram Begaj.

 

Advertisement

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor do të takohet me përfaqësues të opozitës.

 

Nga Partia Demokratike mesazhet e tij do t’ia përcjellë kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj. Në takim e së mërkurës do të jenë të pranishëm edhe dy deputetët Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi.

 

Advertisement

Agjenda e takimeve me përfaqësuesit e partive politike në opozitë do të mbyllet me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

 

I përjashtuar është Sali Berisha dhe grupimi mbështetës i tij. Një takim i tillë nuk do të ndodhë për aq kohë sa departamenti amerikan i shtetit e ka bërë të qartë ndërprerjen e marrëdhënieve me personat e shpallur “non grata”.

 

Advertisement

Zyrtarisht nuk dihet se cili është qëllimi i vizitës dyditore të të dërguarit të posaçëm të amerikës për vendet ballkanike.

 

Mbetet për tu parë se cili do të jetë mesazhi i Gabriel Escobar për forcat kryesore politike që në 14 prill nisin garën për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të pushtetit vendor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy