Ambasadorja e SHBA në OKB mbërrin në Tiranë/ Takon Begajn dhe Ramën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasadorja e SHBA në OKB mbërrin në Tiranë/ Takon Begajn dhe Ramën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë, ku do të qëndrojë për dy ditë dhe do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të vendit.

 

Thomas sot do të zhvillojë një bisedë më presidentin Bajram Begaj si dhe me kryeministrin Edi Rama.

 

Advertisement

Sot në orën 09:15, Presidenti i Republikës SH.T.Z Bajram Begaj do të mirëpresë në një takim Ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, Përfaqësuesen e SHBA në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

 

Në nisje, takimi është i hapur për plane mbulim dhe foto.

 

Advertisement

Hyrja ne institucion në 08:45”, thuhet në njoftimin e Presidencës për mediat.

 

Zyrtarja e lartë do të shprehë mirënjohjen për lidershipin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka treguar, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi një gamë të gjerë çështjesh në mbarë botën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy