“Ështe një plan i Zotit”/ Armina Mevlani tregon në “Jonida’s room” planet e saj për t’u bërë nënë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

E ftuar në emisionin “Jonida’s room” në Vizon Plus Armina Mevlani  përvec ambienteve të  zyrës së saj  ndau dhe disa detaje nga jeta  dhe puna e saj.

Mevlani tregoi se pyetja që më së shumti i bëjnë ndjekësit e saj në instagram është se kur do të bëhet me fëmijë.

 

“Pyetjet që më bëjnë më shumë në jetën time janë dy. E para ka të bëjë  me kujdesin  ndaj lëkurës dhe kur do të bësh femije.Për pjesën e fëmijës jam përgjigjur që në një të ardhme të afërt,por kjo është përdorur nga mediat dhe unë gjithmonë njeherë në dy muaj jam shtatëzënë.Sigurisht që e kam në plan në të ardhmen e shpejtë,por e ardhmja e shpejtë nuk do të thotë tani. Është një plan i Zotit që nuk dua ta mendoj gjatë,por t’i lë gjërat të vijnë vetë natyrshëm.”

Advertisement

Ndër të tjera Armina tregoi se i mungon shumë “Java e modës” dhe se pandemia ka patur ndikim në  projektet e saj.Por së shpejti do vijë me një projekt i cili është ndikuar nga udhëtimet dhe njohjet e saj në Milano dhe Paris.

 

 “Koha e pandemisë ka ndikuar pasi këto lidhje që ne kemi krijuar përgjatë “Javës së Modës” jo vetëm të qënurit nëpër sfilata por dhe lidhjet e punës kanë mbetur pezull. Ndoshta kjo gjë mund të ndryshojë në të ardhmen sepse dhe java e modës ndoshta mund të jetë ndryshe pasi pandemia na ka ndryshuar të gjithëve mënyrën e të menduarit,jetuarit dhe shumë ndryshime do të vinë brenda.Projekti që unë kam në të ardhmen është dicka që është ndikuar nga udhëtimet dhe njohjet që unë kam krijuar si bazë në Milano apo në Paris. Kam vendosur ta përdor të gjithë këtë punë që kemi bërë gjatë këtyre viteve.”- përfundoi Armina

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy