Euro dhe dollarë falsë shiten online/ Ekspertët ngrenë alarmin: Paratë mund të futen në treg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Euro dhe dollarë falsë shiten online/ Ekspertët ngrenë alarmin: Paratë mund të futen në treg

Këto pamje tregojnë se si euro, dollarë dhe paund të falsifikuar shiten lirisht përmes rrjeteve sociale. Në faqet anonime falsifikatorët reklamojnë mallin e tyre, duke e cilësuar thuajse identik me origjinalin dhe tregojnë mënyrën sesi mund të bëhen porositë.

 

ERVIN KARAMUÇO

PROFESOR I KRIMINOLOGJISE

Advertisement

 

Këtu kërkohet të jetë një vigjilencë më të lartë për disa lloje prerjesh të cilat janë prerje 50 dhe 100 dollarësh dhe prerja e 20 paundit britanik që quhet prerja plastike, sepse këto janë vënë re së fundmi në një fluks të shtuar pothuajse identike me origjinalin. Aq sa edhe disa makina që nuk janë përditësuar me teknologjinë e fundit të elementëve të sigurisë nganjëherë i kalojnë dhe i quajnë si origjinale.

 

Eksperti tregon se pas këtij fenomeni janë grupe të strukturuara kriminale ku po kërkojnë kanale për të pastruar parat e falsifikuara.

Advertisement

 

Dyshohet se disa grupe të rrezikshme kriminale në vendin tonë, të cilët janë pjesë të një bashkëpunimi transnacional të krimit të organizuar me vendet e tjera të Europës, në shkëmbimet e mundshme të mallit që mund të kenë pasur mall-parà, kanë përfituar shumë që më vonë kanë konstatuar që nuk kanë qenë origjinale. Këto duan një mënyrë ose një tjetër që t’i fusin në një treg vendas.

 

Në këto video të postuara tregohen edhe pazaret ku publikohet lista sesa kushtojnë paratë fallso.

Advertisement

 

Madje mund të kontraktojnë në të ardhmen edhe sekserë që marrin përsipër që të bëjnë të mundur futjen e saj, pra injektimin në tregun kombëtar, ndërkohë që ata përfitojnë rreth 60%.

 

Ajo që ngre shumë pikëpyetje është fakti që këto faqe mund të shesin produktet e tyre lirisht përmes rrjeteve sociale, ndërkohë që sektori i krimit ekonomik i policisë së shtetit prej kohësh ka informacione për futjen në qarkullim të kartëmonedhave të falsifikuara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy