Euro-lek drejt barazimit, ofertë e lartë e monedhës evropiane, zhvlerësimi do të vijojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Euro-lek drejt barazimit, ofertë e lartë e monedhës evropiane, zhvlerësimi do të vijojë

Nga Rajmonda Lajthia 

 

Agjentët e këmbimit valutor në treg e konsiderojë si të pazakontë zhvlerësimin në minimumin historik të euros përballë lekut. Tregu është i mbytur në euro dhe kjo ka bërë që monedha europiane të kap një rekord të ri prej 101 lek.

 

Advertisement

Ekspertët rendisin disa arsye pse jemi në këtë nivel të ri të euros.

 

“Është edhe fakt  që tregu ka  ofertë të lartë euro. Kjo situatë e nxitur dhe nga ndërhyrja e bankës së Shqipërisë për të rritur normën e interesit për lekun, bëri që monedha kombëtare të bëhet më e leverdishme. Paralelisht kemi dhe një sufic të qeverisë, janë para të pashpenzuara. Nga ana tjetër edhe rritja e depozitave ka vijuar më tej. Por gjithsesi ky zhvlerësim mbetet i pazakontë, pasi nisi në fund nëntori, çka nuk kishte sinjale të forta tregu,” shprehet Dritan Vakaj kreu i Shoqatës së Agjentëve Valutorë. 

 

Advertisement

Në këtë rrokullisje që ka marrë monedha europiane edhe agjentët në treg janë të mendimit se një zhvlerësim i mëtejshëm nuk është më surprizë gjatë muajit dhjetor

 

“Ne sot jemi në kufijtë gati 1 me 100. Dhjetori është një muaj që ka tendencë për tu zhvlerësuar më tej, pasi jemi në sezonin e përvitshëm, ku rritet prania e euros në treg, ndaj nuk quhet më surprizë nëse do të shohim në ditët në vijim që euro të jetë edhe nën 100 lekë”, tha Vakaj.

 

Advertisement

Prej kohësh sipas agjentëve, ka një ekuilibër të ri në treg të kursit euro-lekë, ekuilibër që me shumë gjasë do të vijojë edhe në 2024.

 

“Nuk shohim asnjë sinjal që tregu do të ketë ndryshime thelbësore që do të ndikonin në një forcim të ndjeshëm të euros. Mendoj së ekuilibri i ri edhe me forcimet e lehta që do të ketë monedha europiane pas dhjetorit do të jetë rreth 105 lekë.”

 

Advertisement

Ofensiva e lekut kundrejt euros, por edhe valutave të tjera po vijon me hapa të sigurt prej kohësh, duke surprizuar jo pak ekspertët për këtë situatë të pazakontë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy