
Euro ka prekur këtë të enjte nivelin më të ulët që prej fillimit të këtij viti.
Sipas bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet për 114.4 lekë, duke zbritur kështu poshtë nivelit të 117 lekëve të regjistruar në javën e parë të janarit.
Advertisement
Për ekspertët e tregut financiar ky zhvlerësim i monedhës së huaj në këtë periudhë të vitit është atipik dhe lidhet kryesisht me sasinë e madhe të euros në treg që vjen nga burime informale.
Agjentët e tregut valutor thonë se është e vështirë të parashikosh nëse rënia e euros do të vijojë edhe në ditët në vazhdim sepse lëvizjet do të varen nga qarkullimi i parasë informale.
Advertisement