“Faleminderit nga zemra”/ Yuri Kim flet shqip për infermierët: Të arrijmë dritën në fund të tunelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Faleminderit nga zemra”/ Yuri Kim flet shqip për infermierët: Të arrijmë dritën në fund të tunelit

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, kryeministri Edi Rama, ambasadorët Yuri Kim e Luigi Soreca, ministrja Ogerta Manastirliu si edhe personalitete të tjerë u bënë bashkë në një takim për të falënderuar infermierët.

 

Yuri Kim shprehu mbështetjen e SHBA-së për infermierët, veçanërisht në periudhën e pandemisë. Ajo deklaroi se do të qëndrojë krah tyre, derisa të arrihet drita në fund të tunelit, ndërsa fjalën e mbylli në gjuhën shqipe.

 

Advertisement

“Sot ne nderojmë sakrificat e atyre që punojnë pa u lodhur. Këtë vit u jemi mirënjohës çdo infermieri dhe çdo profesionisti të kujdesit shëndetësor. Ju keni qenë në vijën e parë të luftës kundër kësaj pandemie, duke luftuar. Disa prej jush iu është dashur të vajtoni për ata që kanë humbur jetën. Keni frymëzuar gjithkënd. Ne do të jemi me ju për t’ju ndihmuar, për të qenë pranë jush. Bashkohemi me ju për të kujtuar ata që kemi humbur dhe zotohemi që do të vijojmë krah jush dhe me ju, derisa të arrijmë dritën në fund të tunelit. Faleminderit nga zemra.”

 

Kurse Luigi Soreca kërkoi që të përmirësohen kushtet e punës për infermierët dhe premtoi se Bashkimi Evropian do të ndihmojë në këtë drejtim.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy